
Amir Rrahmani
E djeshmja ndaj Comos në kampionat nuk ishte ndër ndeshjet më të mira për Amir Rrahmanin. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës për fat të keq realizoi një autogol, i cili ndikoi në fitoren e skuadrës liqenore.
Megjithatë, Rrahmani e ka hedhur pas krahëve këtë sfidë jo aq të mirë të karrierës së tij. Mbrojtësi shqiptar feston sot ditëlindjen e tij dhe mbush 31-vjeç.
Rrahmani ka marrë dhe urimet më të përzemërta nga Federata e Futbollit të Kosovës. “Urime ditëlindjen e 31-të Amir Rrahmani. Të dëshirojmë të mira pa fund!”, shkruan FFK-ja.
Poll