Gazetarja nga Kosova, Qeqa Krelani ka ngacmuar me batuta Edon Zhegrovën për mënyrën e ecjes së sulmuesit në tapetin e kuq.
Mbrëmjen e djeshme u zhvillua eventi për ndarjen e çmimeve në kampionatin francez. Kryesorja ishte çmimi për ‘Lojtarin më të Mirë’ që u fitua nga Kylian Mbappe, ndërsa në garë ishte edhe Edon Zhegrova.
Krelani, e cila nuk ngurron të thotë mendimin e saj pa u stepur aspak, ka ndarë momentin kur Zhegrova parakaloi në tapetin e kuq para se të futej në sallë.
“Bir a u murrem vesh qe kur te hin mrena mos me m'ec si mi pas shliru Francen... Badihava! Tani jo Qeqes pi shkoj nerva. Po normal qe m'shkon ???? Respekt per talentin”, shkruan gazetarja.
Poll