Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

“Kemi mungesa, duhet të gjejnë zgjedhje të reja”, Franco Foda: Islanda kundërshtar i fortë. Brruti? Duam lojtarë që luajnë me zemër për Kosovën

Shkruar nga NEWSPORT
“Kemi mungesa, duhet të gjejnë zgjedhje të reja”,
Franco Foda, trajner i Kosovës

Kosova do të luajë dy ndeshje të rëndësishme me Islandën, sfidë këto të vlefshme për "Play-Off"-in e Nations League. Franco Foda ka analizuar duelin me islandezët, ndërsa ka folur edhe për listën e të grumbuluarve.

Për fatin e tij të keq për duelin me Islandën nuk do të logaritë shërbimet e Amir Rrahmanit dhe Edon Zhegrovës, të dy janë të dëmtuar.

Gjithashtu gjermani bëri edhe një koment për largimin e Etnik Brrutit te Shqipëria. Sipas Fodës, mesfushori nuk ishte pjesë e këtij grumbullimi, por ishte pjesë e planeve për të ardhmen për Kosovën A.

“I kemi disa mungesa, tani duhet të gjejmë zgjedhje të reja. E kemi studiuar Islandën, është intensive, agresive, ka lojtarë të mirë. Shpresoj shumë që të fitojmë në shtëpi. Duhet të bëjmë intensitet të shtuar në lojë dhe ta zbatojmë lojën tonë.

Islanda është një kundërshtar i fuqishëm, shanset janë 50 me 50. Nëse fitojmë në shtëpi, do ta kemi një përparësi. Është e rëndësishme të kemi paraqitje të mirë në fushë, të paraqitemi si ekip i përbashkët, të tregojmë mendësi të fortë, ta përkrahim njëri-tjetrin në fushë dhe kështu mund të arrihet deri tek fitorja.

Brruti? Për ne me rëndësi është që të kemi lojtarë që duan të luajnë për Kosovën, që duan të luajnë me zemër për Kosovën. Por, Brruti tash ka vendosur të luajë për Shqipërinë dhe i urojmë suksese.

Nuk ka pasur ftesë për të për ndeshjet e muajit mars pasi kemi vendosur për lojtarë të tjerë. Por për të ardhmen ka qenë një opsion real për Kombëtaren A”, ka deklaruar Foda.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga