Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Fitoi titullin me Napolin, “zbërthehet” Rrahmani: Ëndërroja të luaja në Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
Fitoi titullin me Napolin, “zbërthehet” Rrahmani:
Amir Rrahmani dhe Berat Gjimshiti

Mbrojtësi shqiptar Amri Rrahmani i është përgjigjur disa pyetjeve të tifozëve napoletanë, ku kampionët e Serie A ndodhen në fazë përgatitore. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës është shprehur se edicioni i kaluar ka qenë i vështirë, ku përmendi edhe ndeshjet “finale” që i kurorëzuan drejt titullit. Por deklarat më pikante kishte të bënte me ëndërrën e tij, i cila ka zbuluar më shumë, deklarat e cila lë “hije” për të ardhmen në Napoli.

“Ka qenë një vit i vështirë, më është dashur ta shfrytëzoj sa më shumë kohën time të lirë. Në vitin 2023, më kujtohet shumë kur ishim disa pikë përpara, por ishte hera e parë që ishim në prag të fitimit të një titulli. Ishim 15 pikë përpara dhe kishim frikë se mos e humbisnim! Për titullin e dytë, ndeshja kundër Parmës ishte padyshim një dramë, pastaj kundër Cagliarit dhe fitorja përfundimtare. Komplimenti më i mirë?

Më thanë se kisha fituar dy tituj si Maradona, dhe kjo është një gjë e madhe. Një ëndërr? Ëndërroja për Premier League, si fëmijë, ishte liga më e mirë në botë. Por tani jam këtu dhe jam i përqendruar te Napoli. Kujtdo që dëshiron të bëhet futbollist, i them: puno çdo ditë, mos u dorëzo kurrë, jep gjithçka edhe kur nuk do të stërvitesh, bëje edhe kur je i lodhur. E kuptova se isha bërë profesionist kur isha 17 vjeç, kur luaja në Shqipëri”, u shpreh Rrahmani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga