Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Federata e Kosovës përjashton dy ekipe nga kampionati (VENDIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Federata e Kosovës përjashton dy ekipe nga kampionati (VENDIMI)
Fotomontazh / FFK-ja - Vendimi

Federata e Futbollit të Kosovës konfirmoi ditën e djeshme se ndeshja mes Ulpianës dhe Vllaznia Pozheran është e kurdisur. Për këtë, FFK ka vendosur që ta quajë ndeshje të luajtur, por rezultati nuk do regjistrohet dhe as golat apo pikët.

Teksa sot, Federata e Futbollit të Kosovës ka dalë me një tjetër njoftim, ku thotë se të dyja këto ekipe janë përjashtuar nga Liga e Parë. FFK-ja ka marrë këtë vendim drastik, pasi është provuar se ndeshja ka qenë e trukuar.

Kujtojmë se kjo ndeshje e vlefshme për javën e 21 në Ligën e Parë të Kosovës, u përmend për tolerim. Të dyja klubet nuk e pranuan, ndërsa FFK ka argumentuar se zyrtari i tyre në ndeshje ka deklaruar për mosangazhim të lojtarëve.

Po ashtu fakt i përdorur janë SMS-të e disa lojtarëve dhe zyrtarëve para fillimit të ndeshjes.

VENDIMET E FFK-së:
https://www.ffk-kosova.com/wp-content/uploads/2024/04/Vendim-KF-Ulpiana-1926-Lipjan_0001.pdf

https://www.ffk-kosova.com/wp-content/uploads/2024/04/Vendim-KF-Vllaznia-Pozheran-Viti_0001.pdf

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga