Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Derb i zjarrtë në Kosovë, Prishtina dhe Drita ndajnë nga 1 pikë mes 6 golave

Shkruar nga NEWSPORT
Derb i zjarrtë në Kosovë, Prishtina dhe Drita ndajnë nga 1
Prishtina

Superliga e Kosovës në futboll dhuroi një tjetër spektakël, teksa derbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës përfundoi me barazim dramatik 3-3 në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të javës së 20-të.

Sfida nisi furishëm për skuadrën vendase, e cila kaloi në epërsi në minutën e 25-të me golin e Leotrim Kryeziut. Më herët, në minutën e 10-të, Kryeziu dështoi nga penalltia.

Në minutën e 36-të, Diar Halili realizoi një supergol nga distanca, goditje e cila u devijua nga Juan Camilo Mesa duke i dhënë Prishtinës avantazhin 2-0.

Drita reagoi në pjesën e dytë kur në minutën e 61-të e ngushtoi rezultatin me golin e Besnik Krasniqit nga pika e bardhë. Megjithatë, Prishtina e riktheu epërsinë prej dy golave në minutën e 75-të me golin e Drilon Islamit.

Mirëpo, gjilanasit nuk u dorëzuan dhe vetëm dy minuta më vonë, Albert Dabiqaj shënoi duke e bërë fundin e takimit edhe më dramatik.

Kur pritej që Prishtina të fitonte ndeshjen, në minutën e 95-të mesfushori Rron Broja shënoi golin e barazimit duke shfrytëzuar një hutim në mbrojtjen e vendasve, çka siguroi një pikë të rëndësishme për Dritën që vazhdon të mbajë kreun e tabelës me 44 pikë.

Prishtina, ndërkaq, mbetet në vendin e 4-të me 29 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga