Bernard Berisha ka përfunduar me sukses operacionin, që u detyrua të kryejë për shkak të asaj që quhet “Tendina e Akilit”. Mësohet që sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës do të qëndrojë 6 muaj jashtë fushës së blertë.
“Alhamdulillah operacioni u kry me sukses fal zotit Një falenderim i madh për doktorin më të mirë Dr. Lasse Lempainen dhe ekipi i tij në klinikën Pihlajalinna në Turku, Finlandë.
Fatkeqësisht, lëndimet janë pjesë e sportit.
Por në bazë të përvojës dhe me ndihmën e ekipit të rehabilitimit do të rikthehem edhe më i fortë inshallah”, shprehet Berisha pas operacionit të kryer.
Kujtojmë se Berisha është pjesë e Akhmat Grozny në Rusi. Prej viti 2017 është pjesë e tyre duke u kthyer dhe në pikë kyçe për skuadrën.