Vedat Muriqi duket se e ka lënë pas dëmtimin, i cili e la sulmuesin e Kosovës jashtë fushave në sfidat ndaj Çekisë dhe Anglisë. Klubi turk i Fenerbahce-s ditën e djeshme postoi foton e sulmuesit shqitpar nga seanca stërvitore, ndërsa ditën e sotme ai është përfshirë në sfidën e radhës, ndaj Goztepe.
Ky është një lajm I mirë për përfaqësuesen e Kosovës, e cila e vuajti shumë mungesën e Muriqit në sfidat e fundit eleminatore të EURO 2020, ndaj Anglisë dhe Çekisë.
Kujtojmë që Kosova do të luaj shanset e veta për të hyrë në EURO 2020 me anë të Nation League.

Poll