Sot do të rinisin përgatitjet për ekipin dibran, i cili do të shfaqet këtë javë me një pamje krejtësisht të re. Skuadra do të ketë në dispozicion vetëm lojtarë të vlefshëm për sezonin e ri, si dhe të huaj për provë, të cilët duhet të bindin trajnerin Artan Mërgjyshi për të ardhmen.
Pritet që grupi të jetë i reduktuar, jo si një javë më parë, ndërsa do të ketë ndryshime thelbësore në organikë. Nga java e shkuar kanë qëndruar vetëm 3-4 elementë që vlejnë për t'u vëzhguar, ndërsa të tjerëve iu është komunikuar largimi.
Por, për të testuar lojtarët me peshë të ardhur nga jashtë, trajneri dhe stafi i tij kanë kërkuar që të zhvillojnë disa ndeshje miqësore. E para do të luhet të mërkurën në mbrëmje në kompleksin "Internacional". Korabi do të presë Erzenin, ku aty trajneri do të krijojë dhe mendimin e plotë për disa futbollistë. Ndërsa të shtunën është planifikuar sfida e dytë, e cila mund të luhet në Kamzë, ose në Pezë - Helmës. Sa i përket fazës përgatitore, ajo do të nisë të hënën në Peshkopi.