Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Korabi nuk do të jetë kalimtar në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT

Presidenti i Korabit sqaron situatën në prag të nisjes së sezonit të përgatitjeve për ekipin dibran. Sot pasdite në orën 18:00 ekipi do të zbresë në fushë, ndërsa pritet që të jenë të pranishëm të gjithë futbollistët e vitit të shkuar.

Nën urdhërat e trajnerit Artan Mërgjyshi lojtarët do të vihen në provë, ndërsa do të qëndrojnë ata që do t'a meritojnë që të jenë pjesë e grupit për sezonin e ardhshëm. Ndërkaq, presidenti i klubit që do të militojë pas 54-vitesh në Superiore, për "Sport Ekspres" tregon planet dhe objektivat e këtij sezoni që për Korabin do të nisë sot.

femi meziu"Lojtarët e sezonit të kaluar kanë dhënë kontribut të madh për skuadrën dhe nuk do të harrohet asnjë prej tyre. I kemi ftuar që të bëhen pjesë e skuadrës tonë. Në ditët e para të javës që vjen do të kemi në përbërje dhe lojtarët e rinj".

Financat - "Dibranët që jetojnë dhe punojnë në Amerikë na e kanë lehtësuar punën. Ata kanë dhënë kontribut me vlera në ecurinë e futbollit. Bujaria e tyre është e madhe".

Objektivat - "Ne nuk do të jemi kalimtarë në Superiore. Edhe para një viti nuk na besonin kur thamë se do të ishim surpriza e Kategorisë së Parë. U ngjitëm në një kategori më lartë dhe e them me bindje se ne nuk do të jemi kalimtarë. Do të luajmë dhe do të qëndrojmë me dinjitet në elitë".

Stadiumi - "Dëshira jonë është që të luanim në Kamzë ose në Burrel, por këto janë fusha që nuk pranohen nga FSHF-ja në Superiore. Ndaj, kemi menduar që të luajmë në 'Selman Stermasi'. Vështirësitë sa vijnë dhe shtohen, por do t'i përballojmë me sukses".

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga