Dushko Dukiç u largua përfundimisht nga Korabi ditën e djeshme, ndërsa drejtuesit e klubit dibran janë vënë në kërkim të zëvendësuesit të tij.
Newsport.al mëson se Korabi është në tratativa me Lulëzim Doshlakun, ish-mbrojtësin që u bë i njohur me aktivizimin e tij te Bylisi në 2013-ën.
Së fundmi, mbrojtësi i djathtë është aktivizuar me Ferronikelin në Kosovë.
Pritet që palët të gjejnë së shpejti marrëveshjen dhe mbrojtësi kosovar të mbërrijë në kryeqytet për t’u vendosur në urdhrat e trajnerit Gerd Haxhiu.
