Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Kontratë 4-vjeçare, Interi gjen akordin me talentin italian falë Mauro Icardit

Shkruar nga NEWSPORT

Interi ka arritur marrëveshjen me Sandro Tonalin, talenti që luan te Brescia këtë sezon. Mesfushori shihet si një nga talentët më premtues në Itali dhe zikaltërit kërkojnë që ta kenë në gjirin e tyre.

Pas shitjes së Icardit, drejtuesit e Interi kanë mbushur arkat për t’i shpenzuar sërish dhe ato para do të investohen te Tonali. Sipas mediave në Brescia, Interi ka gjetur akordin me lojtarin për një kontratë 4-vjeçare duke dhjetëfishuar edhe rrogën pasi aktualisht mesfushori përfiton vetëm 250 mijë euro në sezon.

Tashmë ngelet për t’u arritur akordi me presidentin e Brescia që kërkon të paktën 50 milionë euro për kartonin e tij. Një shifër e tillë nuk do të jetë problem për Interin duke parë shitjen e Icardit, por drejtuesit kërkojnë të paguajnë më pak se 50 milionë.

Sandro Tonali.
Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga