
Inter ia doli të sigurojë tri pikë me mjaft vlerë në transfertë. Djemtë e Antonio Konte mposhtën 0-3 Torinon, në një ndeshje mjaft të luftuar. Veç aspektit sportiv, në Itali po merren dhe me përforcimin e skuadrave. Zikaltërit janë duke vëzhguar me interes Julian Draksler. SulmuesiiI krahur është nën "lupën" e trajnerit Konte, duke e dashur me çdo kusht në ekip.
Edhe më herët, në kohën kur trajneri barez drejtonte Juventus, e ka dashur gjermanin në skuadër. Sipas "Gazzeta dello Sport", palët kanë avancuar në bisedime, me Draksler që i është vetëofruar klubit nga Milano. Minutat e pakta me PSG, mund ta detyrojnë lojtarin të shoh të ardhmen në "Giuseppe Meazza". Në këtë mënyrë do plotësohej një dëshirë e kahershme e Kontes, që është I "dashuruar" me aftësitë e 26 vjeçarit.