
Partizani ka mësuar ditën e sotme vendimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës, ku i dënon të kuqtë me një ndeshje pa tifozë, për shkak të mjeteve pyro-teknike që u përdoren nga ata në derbin ndaj Tiranës. Në këtë mënyrë 15-herë kampionët e vendit duhet të vuajnë këtë dënim në ndeshjen e radhës që do të luajnë në shtëpi. Në fundjavë të kuqtë do të udhëtojnë në Kukës, ndërsa më pas do të presin Kevitanin, takim i vlefshëm për Kupën e Shqipërisë. Pikërisht në këtë ndeshje Partizani do të luajë pa praninë e tifozëve në shkallët e stadiumit.
Poll