Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Lajmi i fundi/ Kombëtarja U15 nis grumbullimin, dita e nesërme është historike

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundi/ Kombëtarja U15 nis grumbullimin, dita e nesërme

Ditën e nesërme në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz do të nisë grumbullimi i Kombëtares U-15 të Shqipërisë.

Sipas njoftimit që ka nxjerrë pak minuta më parë FSHF në faqen zyrtare në internet trajneri Alesandro Recenti, ka grumbulluar rreth 35 futbollistë, të cilët janë seleksionuar nga grumbullimet e kryera në Greqi dhe Shqipëri.

Duke nisur nga nesër, ekipi përfaqësues U-15 do të zhvillojë një zbor 2-ditor.

Kjo është hera e parë, që Shqipëria grumbullon një skuadër U-15 për t'u përfaqësuar.

Shefi i sektorit të Ekipeve Kombëtare, Denis Lilo, para këtij grumbullimi të parë të Kombëtares U-15 shprehet: “Ky është një grumbullim, që ka për qëllim që të seleksionojë, lojtarët e evidentuar në grumbullimet e kryera në fillimi të vitit në Tiranë dhe Greqi. Ndërkohë, grupi do të plotësohet me futbollistë të tjerë, të cilët janë evidentuar nga stafi”.

 

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga