
Kombëtarja shqiptare U-20 në basketboll për meshkuj ka zhvilluar një paraqitje fenomenale pasditen e sotme, teksa ka mposhtur me shifrat e ngushta 76-75 Bjellorusinë.
Një takim i luajtur deri në frymëmarrjen e fundit, me fatin që i buzëqeshi kuqezinjve. Në "Feti Borova" ra në sy paraqitja e talentit të Tiranës, Eldi Hysa, forma e të cilit është përshendetur edhe nga klubi kryeqytetas.
"Shqiperia e 20 vjecareve ne basketboll per meshkuj sapo mundi me rezultatin e ngushte 75-76 ekipin e Bjellorusise.Nje nga protagonistet kryesore te kesaj fitoreje ishte pa dyshim Eldi Hysa lojtari premtues i ekipit tone..."-shkruan "Tirona Basket" në rrjetin social "Facebook".
Poll