Kombëtarja U-15 zbret në fushë nesër për testin e radhës, luan miqësore me Pepën U-16

Kombëtarja shqiptare U-15 do të zhvillojë të dielën e 1 tetorit një ndeshje miqësore ndaj ekipit të Pepa U-16. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Armand Dama do të masin forcat me ekipin elbasanas pasditen e nesërme në kompleksin ‘Pepa’ në Elbasan, me sfidën që do të nisë në ora 16:00.

Trajneri Dama ka ftuar plot 22 futbollistë për këtë test miqësor ndaj Pepës, teksa të gjithë lojtarët aktivizohen në kampionatin shqiptar. Stafi kuqezi me në krye trajnerin Dama kanë vendosur t’i japin mundësi lojtarëve që luajnë në Shqipëri që të tregojnë cilësinë e tyre, teksa duan të provojnë edhe se sa efikase kanë qenë stërvitjet e këtyre futbollistëve gjatë kësaj kohe përmes projektit ‘Step by Step’.

Ekipi kuqezi do të grumbullohet ditën e sotme në Elbasan dhe do të përgatitet për sfidën e nesërme. Edhe pse vetëm një miqësore, stafi kuqezi e konsideron takimin ndaj Pepës si një test mjaft të mirë për t’i dhënë mundësinë dhe për të provuar lojtarët më të spikatur të kësaj grup-moshe.

 

Lidhura

Next Post

Shkarko Aplikacionin

Shkarko Aplikacionin











NDESHJET E RADHËS

KATEGORIA SUPERIORE

ITALI – SERIE A

SPANJË – LA LIGA

ANGLI – PREMIER LEAGUE

GJERMANI – BUNDESLIGA

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.