Nations League do të rikthehet të marrë sërish skenën. Ky turne do të marrë formë më 12 shkurt në Bruksel. Ditë kjo kur është parashikuar të hidhet shorti për sezonin 2026-2027.
Kështu Shqipëria do të mësojë edhe rivalët në grupin e saj. Siç dihet Kombëtarja shqiptare në këtë sezon ndodhet në vazon e parë në Ligën C. Kjo i jep mundësinë që të jetë mes përfaqësueseve me koeficient më të lartë në këtë ligë.
Së bashku me kuqezinjtë koeficient të lartë kanë edhe Islanda, Mali i Zi dhe Kazakistani, ndërkohë në vazot e tjera janë përfshirë përfaqësuese si Finlanda, Sllovakia, Bullgaria, Armenia, Bjellorusia, Qipro, Ishujt Faroe, Moldavia, Estonia dhe San Marino.
Padiskutim që synimi dhe qëllimi kryesorë i kuqezinjve në këtë sezon do të jetë të renditen të parët në grupin e tyre. Pozicion ky që do t’iu siguronte ngjitjen direkte në Ligën B, ndërsa ekipet që renditen të dytat do të kenë mundësinë të luajnë ndeshje “Play-Off”.
