Para pak çastesh Kombëtarja e Shqipërisë ka lënë qytetin e Lionit, që rezultoi me fat, pasi kuqezinjtë arritën të fitonin ndeshjen vedimtare me Rumaninë të dielën në mbrëmje. Kuqezinjtë i kanë hipur avionit dhe do të kthehen në qendrën e tyre në Francë, ku do të presin përfundimin e të gjitha ndeshjeve të fazës në grupe, duke shpresuar që të kalojnë për më tej se një nga 4 skuadra më të mira të vendeve të treta.