Kombëtarja shqiptare U19 është grumbulluar sot në Durrës, aty ku për disa ditë do të vijojë përgatitjet në kuadër të dy testeve miqësore. Të besuarit e Nevil Dedes do të luajnë ndaj Apolonisë U19 dhe Kombëatres U18. Këto përgatije vijnë në kuadër të politikave të reja të FSHF-së për moshat si dhe për të parë gjendjen e lojtarëve pas ndërprerjes për disa muaj të aktiviteteve sportive.
Nga sot deri në 17 korrik skuadra do të jetë e grumbulluar, ndërsa në listën e lojtarëve bie në sy se 90 përqind e tyre janë prodhim vendas. Edhe prej kushteve të Pandemisë ka qenë e pamundur që të afroheshin lojtarë nga kampionate të huaja, ndërsa bie në sy se janë afruar lojtarë nga Maqedonia e Veriut.

Poll