Shqipëria U-17 e drejtuar nga Elvin Beqiri ka zhvilluar ditën e sotme ndeshje fundit kualifikuese në grup për Europianin e 17 vjeçarëce. Kuqezinjtë e vegjël pas dy humbjeve ndaj Portugalisë dhe Ukrainës kanë arritur të marrin pikën e parë dhe të vetme në këto ndeshje.
Sfida e sotme u mbyll me rrjeta të paprekur dhe me pak raste për shënim nga të dyja ekipet dhe në fund Shqipëria mori pikën e parë duke u renditur në vendin e fundit. Ashtu si kombëtarja U-19 dhe ajo U-17 kanë zhgënjyer në ndeshjet e tyre elemintare. Asnjë gol i shënuar dhe 6 të pësuar në 3 ndeshje tregojnë qartë dështimin e Kombëtares U-17.

Poll