
Juventus dhe Inter janë duke parë situatën e Tonalit. Mesfushori i bReshias dhe Kombëtares italiane po shkëlqen këtë periudhë, duke bërë që interesi për të të shtohet si brenda ashtu edhe jashtë Italisë. Së fundmi, sipas "calciomercato" do të kemi një duel mes Inter dhe Juventus për shërbimet e 19 vjeçarit.
Juventus është maksimalisht e interesuar për lojtarin e "Dallëndysheve", me drejtorin sportiv të "Zonjës" që ka biseduar me një tranferim të mundshëm. Në tratativa mund të përfshihen talentet e Juventus U 23 që ndiqen prej Breshias. Bëhet fjalë për Han, Mota Carvho, Petrelli apo Moreno. Nga ana tjetër Inter mësohet se do të ofrojë sërish një shumë të majme, duke qenë se Sandro Tonali është dëshirë e trajnerit Konte. Pritet që Derbi i Italisë të spostohet në merkato.