
Duket se jo të gjitha ekipet janë mbështetëse të vendimit të kryeministrit italian, Giuseppe Conte, i cili lejoi ekipet të bëjnë stërvitje individuale në fushat e tyre, duke filluar nga data 4 maj.
Klubi i Udinezes në një deklaratë për shtyp thekson se qendra sportive “Dino Bruseski” si dhe stadiumi do të qëndrojnë të mbyllura ende për shkak të gjendjes së krijuar në vend nga Coronavirusi.
“Klubi i Udinezes njofton se bazuar në protokollet shëndetësore të krijuara nga organet kompetente, të gjitha aktivitetet pezullohen në qendrën sportive ‘Dino Bruseski” deri në një njoftim të dytë”, shkruhet në faqen zyrtare të Bardhezinjve.
Poll