Festë edhe në Milano për kualifikimin e Sevillas në Ligën e Kampioneve. Klubi andaluz siguroi matematikisht pjesëmarrjen në kompeticionin më të rëndësishëm europian, ndërsa Sevilla e ka detyrim blerjen e Suso nga Milan për shifrën e 21 milion eurove, plus 3 të tjera bonus. Lojtari u huazua nga kuqezinjtë drejt spanjollëve, ndërsa klauzola e përcaktonte saktë të drejtën e blerjes përfundimtare.
Kështu Milan do të arkëtojë shifra të majme në këtë kohë krize, duke I përdorur për plusvalencën, ndërsa do të kishte frymëmarrje edhe në merkato. Kuqezinjtë arkëtuan 27 milion euro nga Hertha e Berlinit që bleu përfundimisht Piatek, ndërsa duket se merkato e ardhsme do I gjejë kuqezinjtë me 120 milion euro në dispozicion për të afruar elemente cilësore.