I ngjitur këtë sezon në Kategorinë e Parë, klubi i Devollit vijon me rekordet. Plot 17 ndeshje pa humbje regjistrojnë devollinjtë në stadiumin e tyre. Klubi nga Bilishti ka surprizuar me rezultatet duke mposhtur edhe Lushnjën fundjavën e kaluar. Kjo ecuri prej kaq ndeshjesh pa humbje vijon nga Kategoria e Dytë, duke e kthyer shtëpinë e tyre në një "fortesë". Janë 14 fitore dhe 3 barazime.
Ekipi drejtohet nga Stavri Nica, një trajner ekspert i futbollit shqiptar. Sezonin që shkoi ekipi bëri paraqitje të shkëlqyera në kategorinë e dytë, duke siguruar edhe trofeun e kampionit në grupin B. Devolli mban kreun e klasifikimit në kategorinë e parë (grupi B) me 10 pikë pas katër javësh kampionat.
Ndeshjet pa humbje të KF Devollit:
Devolli 5-1 Memaliaj
Devolli 1-0 Butrinti
Devolli 1-1 Maliqi
Devolli 3-1 Këlcyra
Devolli 1-1 Shkumbini
Devolli 2-0 Skrapari
Devolli 3-0 Term
Devolli 8-0 Gramozi
Devolli 5-2 Përmeti
Devolli 2-0 Naftëtari
Devolli 4-2 Delvina
Devolli 1-0 Albpetrol
Devolli 4-1 Memaliaj
Devolli 4-1 Tepelena
Devolli 3-0 Pogradeci
Devolli 0-0 Oriku
Devolli 2-1 Lushnja
