
Dy raste të para me COVID-19 janë regjistruar edhe në Klubin e Barcelonës. Media spanjolle “La Vanguardia” ka bërë të ditur se kreu i shërbimeve mjekësore të klubit katalanas, Ramon Canal, si dhe menaxheri mjekësor, Josep Gutierrez kanë dal pozitivë me COVID-19.
Të dy rastet janë shtruar në spital dhe po marrin mjekimin në mënyrë që të shërohen. Spanja është vendi i 4 në botë për rastet e prekura, por duket se Pandemia atje sapo ka filluar dhe vdekshmëria rritet çdo ditë.
Të gjithë personat që kanë patur kontakt me të dy rastet e prekura tashmë janë karantinuar, ndërsa nga ekipi i parë ende nuk ka rast të konfirmuar me COVID-19. Kujtojmë që Barcelona e ndërpreu stërvitjen që më 13 mars.
Poll