Sot, skuadra e Bylisit ka zhvilluar një seancë stërvitore në palestër, teksa me grupin është bashkuar edhe portieri Rizvani. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi mallakastriot është i bindur që ky është viti i tyre për t’u rikthyer në Superligë. Madje si për të treguar që dhe financat janë të shëndosha, në faqen zyrtare shkruhet:
“Bylisi i Superliges eshte gati edhe pse suprizat s’kane mbaruar. Prisni eshe tre afrime. Nga ato qe jemi mesuar vetem ne te bejme, nga ato qe di te afroje vetem presidenca jone!!!
#JEMI SHEIKET E NAFTES
#JEMI BYLISI I MALLAKASTRES…
#ASKUSH SNA NDAL DREJT SUPERLIGES…”, përfundon njoftimi i klubit mallakastriot.