Tirana ka reklamuar dje në mbrëmje axhendën e ndeshjes së rradhës që i vë bardheblutë të hënën përballë Partizanit. Ky takim do të luhet në “Selman Stermasi” në orën 18:00 dhe për herë të parë në historikun e këtyre përballjeve, Tirana do të jetë e vetme.
Menjëherë pas njoftimit të bërë nga klubi, tifozët kanë nisur të shfryjnë dufin në faqen zyrtare të klubit duke premtuar se nuk do të jenë të pranishëm në derbin që do të luhet të hënën. Pas bojkotit të “Tirona Fanatics”, mbetet për t’u parë nëse do të ketë tifozë të tjerë bardheblu në sektorët ku Partizani ka ndarë për Tiranën.