
Cristiano Ronaldo tregohet se është kthyer në Angli gjatë ditës së sotme, për të diskutuar të ardhmen e tij te Manchester United. Sulmuesi portugez nuk ishte pjesë e fazës përgatitore te “djajtë e kuq”, me të cilët ka një vit të mbetur kontratë.
Ronaldo priste të ndërronte fanellë, por klubet e mëdha europiane si Bayern duket se janë stepur për të tentuar afrimin e tij. Në vazhdim pritet të diskutojë bashkë me United se në rast të një oferte për të, klubi ta lejojë largimin. Arsyeja kryesore pse Ronaldo nuk e sheh të ardhmen në "Old Trafford" është mosmarrja pjesë në Champions League.
Poll