Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Klubet e Premier League kërkojnë dënimin e Manchester City, mes tyre 3 ekipe BIG

Shkruar nga NEWSPORT
Klubet e Premier League kërkojnë dënimin e Manchester City, mes

Manchester City është dënuar nga UEFA me mospjesëmarrje për dy vjet në kompeticionet europiane. Vendimi i përpara disa muajve është apeluar nga "Qytetarët", ndërsa tanimë pritet vendimi i CAS që ka pranuar të shqyrtojë çështjen.

Sipas mediave angleze dhe konkretisht "Daily Mail", 8 klube të Premier League kërkojnë që City-t t'i ndalohet pjesëmarrja në Europë, për shkak se ka thyer rregullat e Fair Play Financiar. Kështu, Manchester United, Liverpool e Arsenal janë në mesin e tetë klubeve që i kanë shkruar Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, për të ndalur Cityn të marrë pjesë në kompeticionet Europiane.

E gjitha ndodh për shkak të Covid-19, teksa raportohet se avokatët e Manchester City mund t'i kërkojnë UEFA-s leje për të luajtur sezonin e ardhsëm në Champions, nëse nuk merret një vendim në apel. Për të frenuar këtë gjë kanë menduar tetë klubet e tjera të Premier Leagues, që kanë parashtruar pikëpamjet e tyre përpara CAS.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga