
Trajneri i Gjilanit, Klodian Duro foli në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Progres Niederkon në kuadër të raundit të parë të Conference League, nesër në orën 19:30 në Luksemburg.
“Duam që të lëmë gjurmë në Europa Conference League. Gjatë gjithë kësaj kohe futbollistët janë stërvitur shumë mirë dhe kemi bërë gjithçka siç duhet për të qenë sa më të plotë dhe gati për ndeshjen.
Jam shumë i bindur që futbollistët do të japin gjithçka dhe do të lënë shpirtin në fushë për klubin në radhë të parë, për tifozët dhe gjithë qytetin e Gjilanit. Jam shume i kenaqur me gjithçka qe kam gjetur te Gjilani dhe do të dhurojmë gjithçka për t'u kualifikuar në rundin tjetër.
Duhet të bëjmë një ndeshje të zgjuar nesër nga ana taktike për të hedhur një hap të sigurtë dhe për ta bërë të mundur kualifikimin në ndeshjen e kthimit në Prishtinë më 20 Korrik”, deklaroi Duro.