
Dinamo fitoi në mesjavë 1-0 me Veleçikun falë një supergoli të Da Silva. Ndeshja ka qenë e tenisonuar edhe mes zyrtarëve, ndërsa drejtori i dinamovitëve Ermal Barushi është përplasur me Bujar Pregjën, vëzhguesin e arbitrave në atë takim.
Gazetari Artan Hoxha denoncon rastin dhe thekson se ndaj Dinamos bëhet presion edhe kur është pritëse. Sipas Hoxhës, gjithçka ka nisur kur presidenti italian Pontrelli ka dashur të takojë skaudrën në pushimin e ndeshjes, gjë që s'është lejuar nga zyrtarët e FSHF-së. "Ki kujdes po të them", dëgjohet të thotë mes të tjerash zyrtari i Dinamos.
Postimi i Artan Hoxhës:
Meqe sot eshte e shtune dhe ka ndeshje futbolli...Shikoni presionin, që vëzhguesit e FSHF-se, i bejne stafit të Dinamos, pse presidenti i skuadres, italiani Pontreli, tentoi te zbrese në fushë, në pushim të takimit, për te takuar lojtarët e tij.Dhe Dinamo ishte skuader pritëse...imagjinoni çfarë i bëjnë, kur luan jashtë fushe ne Burrel, Peshkopi etj...Nuk i kam parë kaq trima, keta të FSHF-së, në Laç, Ballsh apo kur, luan Kastrioti...