
Një nga lojtarët që e do Milanin me zemër është Kessie. Mesfushori ka dhënë një intervistë për BBC, ku e ka vërtetuar akoma më shumë këtë fakt. Kessie flet edhe për merkaton, ku shprehet se asnjëherë nuk ka menduar largimin.
''Kurrë nuk kam menduar të largohem nga Milani. Veshja e kësaj fanelle është një krenari për mua dhe unë e cilësoj si lëkurë të dytë. Kjo është krenari për mua dhe familjen time'' - tha Kessie.
Poll