
Kristjan Asllani nuk është shqiptari i vetëm që do largohet nga Empoli. Mesfushori do jetë i Inter, ndërsa shqiptari tjetër që mund të lëvizë këtë merkato vere është Nedim Bajrami.
Paraqitja e tij ka lënë mbresa në Seria A dhe jo vetëm, pasi ka interes dhe nga Hertha Berlin në Gjermani. Bajrami luajti 35 ndeshje në kampionat, duke e filluar 23 herë si titullar, ku arriti të japë 7 asistë dhe të shënojë 6 gola.
All - Paragraf - 3
Empoli e afrojë në merkaton e verës së vitit 2020 dhe pas 2 vitesh duket se e ka vendosur shumën për të, nëse do largohet. Plot 10 milionë euro, aq sa vlerësohet dhe në tregun “transfermarkt”, është shumë që Empoli u kërkon klubeve të interesuara, për Bajramin që ka kontratë deri në vitin 2024.
Poll