
Të tjera histori mes ish-çiftit Vesa Vllasaliu – Mërgim Berisha dalin në pah për publikun. Është vetë Vesa që vendosi t’i bëjë publike këto histori të saj me ish-partnerin e saj, futbollistin e Hoffeniheim në Gjermani, pas hyrjes së saj në Big Brother VIP Kosova.
Pas historive të tilla si kërcënime, tradhëti, dështim shtatëzanie, Vesa ndan një tjetër detaj teksa në një bisedë me Bleron shprehet se ajo flinte në hotel sa herë familja e Mërgimit vinte për vizitë pasi babai i tij nuk e donte pranë.
“Unë nuk e di se si do të ndihen ata kur të kenë fëmijë. Unë e di që kur të kem unë fëmijë, ata do t’i lexojnë të gjitha. Unë kam shkuar për të në hotel dhe kam fjetur kur familja e tij ka ardhur, sepse babai i tij thoshte nëse është Vesa aty, ne nuk vimë. E unë kam qënduar në hotel më shumë se 24 orë”, tha Vesa.