Armand Duka ka folur dje për Kombëtaren kuqezi. I ftuar në Skaner me Gerti Çarçanin, kreu i FSHF-së ka treguar se Berat Gjimshiti ka pasur një rritje për t’u admiruar këtë sezon te Atalanta, ndërsa ka përmendur edhe lojtarë të tjerë.
Sipas Dukës, Reja është një ekspert për lojën në grup, ndërsa thekson se Shqipëria ka sot mbrojtësit mbase më të fortë në Europë, ndërsa mungojnë mesfushorët, ndryshe nga disa vite më parë.
“Nuk kam parë përshembull një lojtar që të rritet më shumë se Berat Gjimshiti te Atalanta që luan në Champions League apo Hysaj, Uzuni, Strakosha. Reja është ekspert dhe këtë nuk mund ta mohojmë. E ka bërë punën e tij që lojtarët të jenë grup. Shqipëria dikur që kishte mesfushorë dhe nuk kishte shumë mbrojtës. Tani kemi mbrojtësit ndoshta nga më të mirët në Europë dhe nuk kemi shumë mesfushorë”, tregoi mes të tjerash Duka.