Tashmë është zyrtare, Arjan Bellai rikthehet në Kategorinë e Parë, ku merr drejtimin e skuadrës së Vorës.
Trajneri 53-vjeçar mbyll kështu aventurën e tij me Bylisin, me të cilët pati një sezon mjaft pozitiv. Bellai ia doli që të rikthente ballshiotët në elitën e futbollit shqiptar. Por me përfundimin e kontratës së tij erdhi dhe largimi, me gjirokastritin që nuk refuzoi dot ofertën e Vorës.
"MIRË SE VJEN ARIAN BELLAI! Futboll Klub Vora njofton se Arian Bellai është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës! Tekniku nga Gjirokastra vjen te ekipi ynë pas një aventure 2 vjecare tek ekipi i Bylis! Arian Bellai ka firmosur sot kontratën me ekipin tonë. Klubi i Vorës i uron Arianit suksese dhe punë të mbarë", shkruan klubi i Vorës.
Kujtojmë që gjirokastriti 53-vjeçar ka një eksperiencë të gjatë në fushën e trajnimit, ku më parë ka qenë trajneri i Kombëtares shqiptare U-19, Luftëtarit.
Por ka pasur aventura edhe në Greqi ku ka drejtuar ekipin e Larisas dhe Kalamatas, dhe së fundmi Bylisin.
View this post on Instagram