
Arjan Bellaj pritet të jetë trajneri i ri i Vorës. Tekniku gjirokastrit mbyll kështu aventurën e tij me Bylis, me të cilët i ka skaduar edhe kontrata pas një sezoni mjaft pozitiv, me Bellajn që ia doli të riktheje ballshiotët në Superiore.
Por, Bellaj nuk pritet që të qëndrojë në drejtimin e Bylis, me Vorën që është hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e trajnerit.
Bisedimet mes klubit të Vorës dhe 53-vjeçarit janë në faza të avancuara, teksa gjithçka pritet të kryhet në orët e ardhshme.
Kjo mund të quhet një ‘goditje’ nga klubi i Vorës, të cilët e synojnë Superioren duke ulur në pankinë një trajner me eksperiencë siç është Bellaj.
Kujtojmë që gjirokastriti 53-vjeçar ka një eksperiencë të gjatë në fushën e trajnimit, ku më parë ka qenë trajneri i Kombëtares shqiptare U-19, Luftëtarit, por edhe në Greqi ka drejtuar ekipin e Larisas dhe Kalamatas.
