
Luis Paulo Silva Junior
Laçi vazhdon të jetë një nga skuadrat më aktive në këtë sezon. Kurbinasit përveç afrimeve që kanë bërë në merkaton e verës, tashmë po punojnë shumë për të “blinduar” edhe titullarët.
Kështu drejtuesit kanë arritur marrëveshjen me Luis Paulo Silva Junior. Mbrojtësi 25-vjeçar ka rinovuar kontratën dhe palët kanë firmosur për 2 vite.
“KF Laçi njofton se ka gjetur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me futbollistin Luis Paulo Silva Junior. Mbrojtësi 25-vjeçar do të mbajë veshur ngjyrat bardhezi edhe për 2 vitet e ardhshme duke zgjatur kështu bashkëpunimin me ekipin tonë”, shkruhet në njoftimin e klubit.
View this post on Instagram
Poll