Plarent Fejzaj
Plarent Fejzaj nuk do të jetë më futbollist i Kukësit. Është vetë lojtari që ka njoftuar largimin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Nga sot nuk jam më pjesë e klubit. Dua të falenderoj gjithë bashkëlojtarët dhe stafin. Gjithashtu, një falenderim i veçantë shkon për tifozët që kanë qenë aty, gjithmonë duke na mbështetur. Ju uroj suksese. Historia juaj është e madhe. Forca Kukësi”, ka shkruar mesfushori.
28-vjeçari u bë pjesë e Kukësit në 2023, duke qenë pjesë e verilindorëve që në Superiore, teksa tashmë pas 2 vitesh e disa muaj ka vendosur të ndajnë rrugët. Në këtë sezon ka luajtur me Kukësin në 19 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës, ku në total ka qenë në fushë për 1.634 minuta.
Galeria fotografike ()
Poll
