
Andri Stafa është futbollisti më i ri i Besës. Klubi kavajas ka bërë të ditur lajmin në faqen zyrtare ku njofton afrimin e mesfushorit.
"Andri Stafa verdhezi. Ju njoftojme se kemi arritur marreveshje me mesfushorin Andri Stafa , i cili bashkohet me ne per aventuren e re ne futbollin shqiptar. Mesfushori 22 vjecar vjen pas aventures me skuardren e Lirise se Prizrenit ne Superligen e Kosoves dhe pritet te jete nje vlere e shtuar per ekipin tone", njofton klubi.
Stafa bëhet afrimi i 5-të për klubin kavajas që duket se po hedh kandidaturën serioze për t’u ngjitur në Superiore. Mesfushori 22-vjeçar vjen pas 2 eksperiencave me Lirinë e Prizrenit në Kosovë dhe Flamurtarin në sezonin e fundit.
Stafa është prodhim i akademisë së Tiranës ku u dallua si një nga talentët më të mirë të moshës, ndërsa debutoi edhe për 1 sezon me ekipin e parë përpara se të huazohej te Burreli.
View this post on Instagram