
Lushnja – Besa është superndeshja e javës së 5-të të Kategorisë së Parë, e cila do të zhvillohet të shtunën në stadiumin ‘Roza Haxhiu’.
Lushnjarët vijnë me moralin lart pas fitores në derbin e Myzeqesë ndaj Apolonisë dhe kërkojnë t’i japin kavajasve humbjen e parë në sezon duke u ndalur ecurinë me 4 fitore. Lagunarët karikojnë tifozët me një postim në rrjete sociale duke kërkuar ndihmën e tyre për një supersfidë si kjo.
“Te shtunen ne Roza Haxhiu ndeshje per tu shijuar. Kjo eshte nje ndeshje zjarre dhe tifozet duhet te jene te shumte dhe zjarrte , te rikthejme momentet e bukura ne Lushnje duke qene se edhe skuadra kete vite e ka nise shume mire . Te gjithe bashke do ja dalim te mposhtim Besen qe deri tani i ka fituar te gjitha ndeshjet . Te shtunen zjarr , zjarrrr ne fushe dhe ne shkallet e stadiumit”, shkruan klubi.