
Dita e djeshme do të jetë e paharrueshme për talentin e ri të Vorës, Lorik Caka. “Blutë” vorakë arritën të merrnin një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Erzenit me rezultatin e thellë 5-1.
Në minutën e 71-të të sfidës së djeshme, djaloshi 16-vjeçar Lorik Caka bëri debutimin e tij me skuadrën e parë të Vorës. Një talent premtues, nga i cili pritet shumë në vitet e ardhshme.
“Lorik Caka është 16 vjeçari që debuton me ekipin e parë të Vorës. Sulmuesi anësor është aktivizuar në pjesën e dytë të ndeshjes së djeshme ndaj Erzenit.
Kjo dëshmon se presidenca dhe drejtuesit i kanë sytë tek djemtë e akademis. Këta të rinj që nuk u dorëzuan kurrë në rrugën drejt ëndrrës së tyre me fanellën vorake, po ecin me hapa kampionësh edhe në aktivizimet e tyre në ekipin e parë.
E ardhmja e Vorës është e sigurtë...”, shkruan klubi i Vorës.
View this post on Instagram