
Kastrioti nuk ia doli të siguronte “Play-Off” për rikthimin në Superiore dhe këtë sezon e mbylli kampionatin në Kategorinë e Parë në vendin e 7-të. Në këto kushte priten ndryshime te krutanët, madje kanë nisur lëvizjet e para në klub.
Kështu Edmond Hoxha ka mbyllur aventurën me Kastriotin menjëherë pas sfidës së fundit me Korabin. Mesfushori luajti në 22 ndeshje me krutanët dhe ia doli të shënonte vetëm 1 gol.
Kavajasi para 1 viti iu bashkua krutanëve. Karriera e tij ka qenë mes Besës së Kavajës dhe Besëlidhjen. Për momentin nuk ka asnjë konfirmim ngaa 26-vjeçari se ku do të jetë e ardhmja e tij, teksa duhet të presim në ditët në vazhdim për të mësuar se në cilin ekip do të vazhdojë karriera e mesfushorit.