Një tjetër ndeshe miqësore do të luhet ditën e shtunë. Flamurtari është skuadar e radhë që ka zbuluar axhendën e miqësores së radhës.
Kuqezinjtë do të duelojnë me Vorën, sfidë që do të luhet në stadiumin “Devolli” në Bilisht. Ndeshja do të startojë në orën 17:30.
Kjo do të jetë dhe sfida e parë për Andrea Agostinelin, i cili do të shikojë më me imtësi se si kanë ecur përgatitjet e skuadrës gjatë kësaj periudhe. Një duel pretendentësh mund të konsiderohet kjo përballje, pasi të dyja ekipet synojnë ngjitjen në Superiore.
View this post on Instagram
Poll