
Skënderbeu i Ernest Gjokës po tregohet i “pamëshirshëm” pas 5 javësh në Kategorinë e Parë, duke grumbulluar 13 pikë nga 15 të mundshme. Ekipi korçarë ka krijuar hendek me ndjekësin më të afërt, Laçin, 4 pikë.
Por nga buron “fuqia” e “Ujqërve” në konkretizimin e rasteve?! Kjo pytje gjen përgigjen te trekëndëshi ofensive Abiodoun-Çuçka-Nasr. Treshja regjistron 6 gola, nga 2 secili, tregues se sulmi i Skënderbeut është i aftë t’i bëjë “dëme” çdo rivali.
Nëse vazhdojnë të mbajnë këtë ritëm, vështirë se do i “pengojë” ndonjë ekip në ngjitjen drejt Superligës. Fakti që grupi i Ernest Gjokës në dy ndeshjet e fundit të Kategorisë së Parë ka mposhtur dy rivalë të drejtpërdrejtë si Pogradeci dhe Laçi flet shumë.