
Skënderbeu – Laçi është padiskutim supersfida e javës së 5-të të Kategorisë së Parë. përballje kjo që është parashikuar të luhet ditën e premte në Korçë në orën 19:00.
Një duel me “aromë” Superioreje, pasi të dyja ekipet siç dihet sezonin e kaluar ishin pjesë e elietës dhe në këtë sezon janë pretendentet kryesorë për t’u rikthyer sërish.
Aktualisht korçarët kryesojnë në renditje me 10 pikë pas 4 javësh, teksa kurbinasit ndjekin nga pas me 1 pikë më pak. Por pavarësisht kësaj, prej vitesh përballja mes tyre ka qenë e lutuar dhe ka prodhuar emocione të mëdha dhe e tillë pritet të jetë edhe ajo e së premtes.
Një përballje që në pamje të parë nuk duket të ketë favoritë, por historia e së kaluarës tregon që Laçi është më dominues. Kështu në 10 duelet e fundit mes tyre kurbinasit kanë fituar në 5 raste, kundrejt 3 sfidave të fituara nga korçarët.
Nga ana tjetër 2 sfida mes tyre kanë përfunduar në barazim dhe me kuriozitet pritet të mësohet se në anën e cilës skuadër do të shkojë kjo përballje.