
Stadiumi "Tofik Jashari" Shijak
Ndeshja mes Erzenit dhe Pogradecit e vlefshme për javën e 16-të të Kategorisë së Parë ishte parashikuar të luhej ditën e sotme. Kjo ndeshje që dotë zhvillohej në stadiumin e Shijakut, do të startonte nga ora 13:30.
Por kjo sfidë nuk do të zhvillohet. Gjithçka është anuluar për shkak të reshjeve të shiut. Terreni nuk është i përshtatshëm për një ndeshje futbolli, kështu zyrtarët e ndeshjes kanë vendosur shtyrjen e saj.
Tashmë pritet të shihet se kur do të vendoset për t’u zhvillur kjo sfidë. Kujtojmë se Erzeni ndodhet në vendin e fundit në tabelë me 4 pikë, ndërsa Pogradeci me 19 pikë mban vendin e 7-të.
Poll