Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

RENDITJA/ Vora ndjek “këmba-këmbës” Besën dhe Flamurtarin, Erzeni merr pikën e parë

Shkruar nga NEWSPORT
RENDITJA/ Vora ndjek “këmba-këmbës” Besën dhe
Kategoria e Pare

Takimi mes Kastriotit dhe Vorës ishte i fundit për javën e 7-të të Kategorisë së Parë. Ky kampionat mbyllë kështu një javë mjaft spektakolare, ku rezultate të rëndësishme janë marrë nga ekipet.

Kështu Vora pas fitores2-0 ndaj Kastriotit nuk i ndahet Flamurtarit dhe Besës. Këto të fundit vazhdojnë me serinë e fitoreve dhe kryesojnë me 19 pikë. Me një pikë më pak ndjek Flamurtari, me vlonjatët që triumfuan 2-1 ndaj Korabit. Po 18 pikë ka edhe Vora e Arian Bellait që mban vendin e 3-të.

Burreli dhe Kastriotit dolën pa pikë në sfidat e tyre, por pavarësisht humbjeve mbajnë përkatësisht vendin e 4 dhe 5 me nga 11 dhe 10 pikë. Këtë javë fitore të rëndësishme mori edhe Pogradeci, që mposhti Kukësin me shifrat 2-0. Pogradecarët pas këtij triumfi ngjiten në “top-6”, ndërsa kanë 9 pikë.

Po kaq pikë kanë edhe Lushnja dhe Kukësi, me lushnjarët që nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 me Erzenin. Shijakasit ja dolën të sigurojnë pikën e parë të këtij sezoni, ndërsa ndodhen të fundit në klasifikim. Ndërkohë 5 pikë kanë grumbulluar Korabi, Apolonia dhe Valbona që mbajnë përkatësisht vendet e 9, 10 dhe 11 në tabelën e klasifikimit.

RENDITJA/ Vora ndjek “këmba-këmbës” Besën dhe
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga