
Valentino Murataj
Tashmë është gjithçka zyrtare. Valentino Murataj është lojtari më i ri i Flamurtarit. Mesfushori është prezantuar mëngjesin e sotëm në Vlorë dhe në këtë mënyrë nis aventurën e re në qytetin bregdetar.
27-vjeçari dhe vlonjatët kanë firmosur një kontratë 2-vjeçare mes tyre. kështu ish-kapiteni i Partizanit do të përforcojë mesfushën e Andrea Agostinelit.
Kujtojmë se Murataj menjëherë pas eliminimit të Partizanit nga Conference League njoftoi edhe largimin e tij nga të kuqtë pas 3 vitesh e gjysmë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, mesfushori falenderoi Gaz Demin, Olsi Ramën dhe Ilir Dajën, ndërsa mirënjohje kishte edhe për “Ultras Guerrils”.
Poll